Më 4 maj përkujtohet përvjetori i vdekjes së Goce Dellçevit. Me respekt të thellë kujtojmë jetën dhe veprën e një prej figurave më të shquara të mendimit revolucionar maqedonas dhe të luftës për liri. Në moshën 31-vjeçare, ai ra në fshatin Banicë, duke lënë pas një gjurmë të pashlyeshme si një nga personalitetet më të rëndësishme të lëvizjes revolucionare nacionalçlirimtare maqedonase në periudhën para Kryengritjes së Ilindenit.
Vizioni i tij për Maqedoninë si një shtet të lirë dhe të drejtë, i ndërtuar mbi parimet e barazisë dhe dinjitetit njerëzor, vazhdon të jetë frymëzim edhe sot.
Arkivi Shtetëror ruan materiale arkivore me vlerë, përfshirë fotografi nga bartja e eshtrave të Goce Dellçevit, letra të shkruara me dorën e tij drejtuar vëllait, si edhe alfabetin e tij të koduar.
Arkivi Shtetëror i ruan me krenari këto dëshmi si kujtime të përhershme të njërit prej bijve më të shquar të Maqedonisë.
Lavdi kujtimit të tij!




