Screenshot_30-6-2026_131559_www.youtube.com

Bogeski për “Lider”: Digjitalizimi është prioriteti ynë

Drejtori i Arkivit Shtetëror të Maqedonisë, mr. Dimitar Bogeski, ishte sot i ftuar në podkastin e Radio Lider,ku foli për sfidat aktuale dhe planet e ardhshme të institucionit.

Gjatë intervistës u trajtuan disa tema me interes për publikun. Drejtori foli për sfidat me të cilat përballet Arkivi në kushtet bashkëkohore, duke theksuar nevojën për përshtatje të vazhdueshme me teknologjitë e reja dhe kërkesat në zhvillim të shoqërisë.

Theks i veçantë iu kushtua procesit të digjitalizimit, i cili tashmë ka filluar në bashkëpunim me partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë. Ky proces synon të mundësojë qasje më të lehtë në materialet arkivore dhe të sigurojë ruajtjen e tyre afatgjatë.

Drejtori prezantoi gjithashtu planet e ardhshme për zhvillimin dhe modernizimin e institucionit, me fokus në krijimin e një qendre moderne arkivore që do të jetë në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.

Në bisedë u theksua edhe vlera e dokumenteve që ruhen në Arkivin Shtetëror, të cilat përbëjnë një pjesë thelbësore të trashëgimisë kulturore kombëtare dhe kanë rëndësi të paçmueshme për historinë dhe identitetin e shtetit.

Vëmendje e veçantë iu kushtua përgatitjeve për ekspozitën e madhe ndërkombëtare në Zagreb, e cila do të organizohet me rastin e Ditës së Pavarësisë, më 8 shtator. Në realizimin e saj merr pjesë aktive edhe ambasadori i Maqedonisë në Kroaci, Dr. Dragan Gjurçevski.

Drejtori Bogeski theksoi se Arkivi Shtetëror është një institucion i hapur për të gjithë qytetarët dhe për komunitetin shkencor.“Ne nuk fshehim dokumente – çdo i interesuar mund të paraqesë kërkesë dhe të ketë qasje në materialet arkivore,”deklaroi ai.

Në fjalën e tij, drejtori ritheksoi misionin e Arkivit për t'u bërë qendra kombëtare e arkivimit digjital, me qëllim ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe sigurimin e një qasjeje më të lehtë për brezat e ardhshëm.

Postimet e fundit