profilnologoWEB

U.d. zëvendës drejtori i Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dr. Muzafer Bislimi në vizitë pune në Drejtorinë e përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë

Delegacion i Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut e udhëhequr nga u.d. zëvendës drejtori Dr. Muzafer Bislimi nga data 8 deri 11 maj të vitit 2019 realizoi vizitë pune në Drejtorinë e përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë. Në këtë takim, të dy palët diskutuan për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në disa fusha, si shkëmbim të informatave mbi ekzistencën e dokumenteve arkivore, shkëmbim të ekspertëve në fushën e punës arkivore, publikim të botimeve të përbashkëta në lidhje me dokumentet arkivore, organizim të ekspozitave të përbashkëta si dhe ofrim të ndihmës së ndërsjellë për zhvillim dhe përmirësim të cilësisë së veprimtarisë arkivore dhe kushteve për ruajtje dhe menaxhim të dokumenteve arkivore. Drejtori i Drejtorisë së përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, Dr. Ardit Bido i informoi mysafirët për konferencë ndërkombëtare që do të mbahet muajin e ardhshëm në Shkup, në të cilën do të marrin pjesë edhe arkivat e shteteve fqinje. Në kuadër të vizitës, delegacioni i Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut pati mundësi për t’u njohur me strukturën organizative të Drejtorisë së përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, me procesin e punës dhe digjitalizimin e materialit arkivor.

Postimet e fundit

URIM PËR VITIN E RI

Државниот архив на своите вработени, соработници и на сите граѓани им ја честита Новата година!

Zbulo me shume...