Me vizitën e njësive të Arkivit Shtetëror në Manastir, Prilep dhe Veles, është rrumbullaksuar praktikisht njohja e drejtorit të ri Dr. Emil Krsteski me punonjësit dhe punën e të gjith njësive në të gjithë vendin. Delegacioni i ASHRMV, ku ishin dhe zv.drejtorin Dr. Muzafer Bislimi dhe Këshilltari Shtetëror mr. Sasho Jankulovski, diskutuan me Meri Reshnjak mundësitë për përmirësimin e kushteve të punës dhe hapje më të madhe të Arkivit për institucionet dhe qytetarët. Këto tema ishin në fokus të takimeve me drejtuesit e njësive në Prilep dhe Veles, Elena Çagoroska dhe mr. Naumçe Rizoski.Ata gjithashtu theksuan nevojën për përfundimin sa më të shpejt të renovimit të një pjese të ndërtesës në Prilep, si dhe nevojën për personel kadrovik në njësinë në Veles.
Drejtori dr.Emil Krsteski, me bashkëpunëtorët e tij në Manastir dhe Prilep gjithashtu pati takime pune me kryetarët e këtyre komunave, Natasha Petrovska dhe Ilija Jovanoski. Në një bisedë me ta, Krsteski theksoi gatishmërinë e Arkivit Shtetëror për një bashkëpunim më transparent dhe më intensiv me këto komuna, i cili konsiderohej se ishte me interes të ndërsjellë dhe u pranua me kënaqësi nga kryetarët e komunave. Veçanërisht është cekur bashkëpunimi midis njësis së Manastirit dhe komunës në lidhje me përgatitjen e disa ekspozitave që do të realizohen në periudhën e ardhshme.