profilnologoWEB

DELEGACIONI I ARKIVIT SHTETËROR NË VIZITË PUNE NË TETOVË DHE OHËR

Si pjesë e aktiviteteve për njohjen e situatës të njësive dhe përmirësimin e kushteve të punës së punonjësve në Arkivin Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, drejtori i ASHRMV, Dr. Emil Krsteski, i shoqëruar nga Zëvendësdrejtori, Dr. Muzafer Bislimi, mr Sasho Jankulovski, Këshilltar i Shtetit dhe nga mr. Emiliјa Rop,udhëheqëse njësie, më 8 gusht 2019 vizituannjësitë tona në Tetovë dhe Ohër.

Në takimin në Tetovë, udhëheqesi i njësisë në ASHRMV m-r Mladen Matovski, i prezantoi anëtarëve të delegacionit me problemet aktuale me të cilat përballet kjo njësi dhe nevojën për pajisjet e saj teknologjike. Drejtori Krsteski ka premtuar se njësia në Tetovë së shpejti do të pajiset me kompjuterë të rinj, printer dhe skenues dhe se do të ndërmarrë veprime të menjëhershme për të riparuar pjesët e dëmtuara të depove të arkivave dhe pjesëve sanitare të ndërtesës së arkivit, të cilat duhet të përmirësohen në mënyrë të konsiderueshme për të përmirësuar kushtet e punës dhe funksionimin normal të ASHRMV- njësia Tetovë.

Delegacioni i ASHRMV, i udhëhequr nga Drejtori Dr. Emil Krsteski në njësin e Ohrit, u takua dhe diskutoi me udhëheqësen u.d Slavica Jankovska, e cila prezantoi në detaje punën dhe funksionimin e arkivit të Ohrit, si dhe nevojat për pajisjet e tij teknike. Arkivi i Ohrit ka marrë premtimin se ASHRMV do të përmbushë kërkesat e tyre, me qëllim të përmirësimit të kushteve të punës, si dhe për një transparencë dhe efikasitet më të madh në ofrimin e shërbimeve për qytetarët . ASHRMV - njësia e Ohrit ka një gamë të gjërë shërbimesh për përdoruesit e materialit arkivor dhe me një angazhim serioz kujdeset për mbajtësit nën juridiksionin e tij në komunat vijuese: Strugë, Kërçovë, Dibër, Vevçani, Debarcë, Zhupa etj.

Postimet e fundit