Arhiv Josip Broz - LOGO

ARKIVI SHTETËROR PUBLIKOI KOLEKSIONIN ,,ARKIVI I JOSIP BROZ TITOS - DOKUMENTE PËR MAQEDONINË (1970 - 1980)"

Në librin e tretë të projektit ,, Arkivi i Josip Broz Titos - dokumente për Maqedoninë (1970 - 1980)" nga Dr. Novica Veljanoski, janë botuar 99 dokumente nga fondi ,,Kabineti i Presidentit të Republikës (KPR) në periudhën nga viti 1970 - 1980, të cilat ruhen në Arkivin e Jugosllavisë në Beograd. Dokumentet e zgjedhura në libër, në të vërtetë u krijuan gjatë dhjetë vitetve të fundit të jetës dhe punës së Josip Broz Tito. Pikërisht kjo është arsyeja përse ato janë kaq të rëndësishme sepse ato janë krijuar në kushte shumë specifike të politikës së brendëshme dhe të jashtme.

Kriteret e përdoruara nga redaktori në zgjedhjen e dokumenteve janë të njëjta me zgjedhjen e dokumenteve në dy librat më parë. Të përzgjedhura janë ato dokumente që kanë vlerë për shkencën, mbi të gjitha historinë dhe krysisht ato që kanë të bëjnë me Maqedoninë pasi ajo ishte pjesë përbërëse e federatës Jugosllave. RS e Maqedonisë kufizohej me tre fqinjë të rëndësishëm ballkanik të RSF Jugosllavisë me të cilët marrëdhëniet ishin delikate për shkak të aktualitetit të çështjes maqedonase. Goditja Antiliberaliste e vitit 1973 në RS Maqedoni dhe hezitimi i Josip Broz Tito mes federatës së fortë dhe të dezintegruar tregohen përmes dokumenteve që zbardhin disa aspekte tl historisë sonë të re kombëtare.

Me qëllim që të sigurohet qasje më e lehtë në përdorim të dokumenteve të botuara, redaktori ka bërë një përmbëledhje të shkurtër të ambientit politik të brendshëm dhe të jashtëm jugosllav në këto dhjetë vitet e fundit në të cilat janë krijuar këto dokumente.

Dokumentet e përzgjedura e ilustrojnë nevojën e Josip Broz Titos që të informohet vazhdimisht në lidhje me punën e organeve qendrore të qeverisë në federatë dhe për aktivitetet partiake në republikat. Ato i përfshijnë situatat e planit të brendshëm politik, si lufta për vetëmenaxhim në të gjithë segmentet e shoqërisë dhe roli Aleancës së Komunistëve, ndërsa në planin e politikës së jashtme luftës për afirmim të lëvizjes së palidhurve dhe marrëdhëniet me fqinjët. Ndryshimet kushtetuese, ideja e punës së bashkuar e Edvard Kardelj dhe roli i tij në shpërbërjen e Jugosllavisë, fundi i centralizimit shtetëror, premtimi për të vendosur ekonomi të lirë në tregun e vetëm Jugosllav, çështja kombëtare në Jugosllavi janë tema të disa dokumenteve të përzgjedhura në këtë vëllim.

Postimet e fundit