‘’Maqedonia në dokumentet e CIA-s’’ paraqet studim dhe përzgjedhje të dokumenteve të deklasifikuara me rëndësi të veçantë të shërbimeve të intelegjencës së SHBA-së për Maqedoninë, të cilat gjenden në Agjencinë Qendrore të Intelegjencës (CIA), dhe janë botuar në faqen e saj të internetit: https://www.cia.gov/library/readingroom/. Redaktori pati mundësinë të kryejë hulumtime fillestare të dokumenteve të pabotuara që kanë të bëjnë me historinë e Maqedonisë, të cilat janë të depozituara në Arkivin Kombëtar të SHBA dhe Bibliotekën e Kongresit në Uashington si dhe në Institutin e Historisë Ushtarake të Ushtrisë Amerikane në Karlisl, Pensilvani.
Vëllimi i parë fillon me dokumentit e Zyrës për Shërbime Strategjike (OCC) mbi interest e SHBA-së për mbledhje të informative në Maqedoni të 6 dhjetorit të vitit 1944 si dhe një dokument hyrës për aktivitetet fillestare dhe interest e shërbime të inteligjencës së SHBA-së ndaj Maqedonisë dhe Maqedonasve. Zyra për Shërbime Strategjike të SHBA-së, nga e cila më vonë u krijua CIA, në dokumentin në fjalë i analizon aspektet e krijimit të Shtetit Maqedonas, veçantinë kombëtare të Maqedonasve dhe kompleksitetin e çështjes maqedonase. Në fakt, dokumenti i parë në botim përcakton një kornizë përkatëse për shtetësinë e Maqedonisë dhe veçantinë kombëtare të Maqedonasve Brenda së cilës do të lëvizin të gjitha veprimet e mëtejshme të shërbimeve të inteligjencës të SHBA-së. Ai dokument është zhvendosur në pjesën 1 të vëllimit të parë, si pjesë 2 u botuan dokumentet e Grupit Qendror të Inteligjencës (CIG) të emërtuar sipas terminologjisë së CIA-s të vitit 1946 deri në transformimin e Grupit Qëndror të Inteligjencës në CIA deri në prill të vitit 1948. Në pjesën 3 të vëllimit të parë janë publikuar dokumentet CIA-s nga viti 1948 deri në vitin 1950.
Në vëllimin e parë të botimit janë botuar gjithësej 186 dokumente të rregulluara kronologjikisht, me forma dhe përmbajtje të ndryshme, të cilat publikut mundësojnë të fitojë njohuri dhe të kryer shikim në mënyrën dhe metodat e funksionimit të CIA-s, e cila ende nga formimi i saj ka pasur interes për të vepruar në Maqedoni. Interes primar në përzgjedhjen e dokumenteve për këtë botim është përmendja e Maqedonisë dhe Maqedonasve në hulumtimet dhe analitat, raportet e inteligjencës, raportet informative, raportet special, vlerësimet dhe shënimet, gazetat, memorandumet dhe rishikimet ditore dhe javore të burimeve të hapura dhe dokumentet tjera të CIA-s, shpesh të renditura edhe si më të besueshme gjegjësisht sekret i lartë (TOP SECRET).
Dokumentet që i publikojmë në faksimil janë të dhëna burimore me etiketim të faqes së internetit në të cilën janë të disponueshme në arkivin elektronik të CIA-s dhe datën e kontrollimit të fundit.
Dokumentet kërkimore nga arkivi i CIA-s përfaqësojnë material të rëndësishëm për shkencën historike maqedonase dhe argument veçanërisht i rëndësishëm shkencor për menaxhim me sfidat në politikën e jashtme. Duke pasur parasysh rëndësinë e dëshmive të shërbimeve inteligjente amerikane për Maqedonasit, i publikojmë dokumentet në facsimile me përkthim dhe komentim në gjuhë maqedonase në botimin dy vëllimësh ‘’Maqedonia në dokumentet e CIA-s’’