Petar Manxhukov i lindur në fshatin Mirkovci, Shkup është një figurë e veçantë historike sepse ka qenë dëshmitar dhe njëkohësisht pjesëmarrës direkt në shumë ngjarje historike në atë kohë. Ai ishte një revolucionar dhe anarkist maqedonas, mendimtar i thellë, polemicist pasionant, humanist i madh dhe pacifist Ballkanik. Bazuar në interesin e redaktorin për veprimet e Manxhukov pas atentateve të Selanikut, Luftës së Parë dhe luftës së dytë botërore si dhe për jetën e tij pas formimit të Republikës Popullore të Maqedonisë u krijua ky libër. Redaktori gjithashtu shpjegon se si u krijua botëpamësia anarkiste e Maxhukovit nën ndikimin e shkrimeve të Prudonit, Bakuninit dhe Kropotkinit. Megjithëse ishte shumë aktiv në Bullgari gjatë pjesës më të madhe të jetës së tij, interesimi i Manxhukovit për vendin e tij të lindjes vazhdoi të ishte i pranishëm në shkrimet e tij. Tregues i rëndësishëm për këtë konstatim është fakti se të gjitha shkrimet dhe kujtimet e tij filluan pasi u krijua Shteti Maqedonas si Republikë e veçantë brenda federatës Jugosllave.
Me përpunimin e ‘’Fondit personal të Petad Manxhukov’’ nga Arkivi Shtetëror i cili përveç publikimeve të Manxhukov përmban korrespodencë të gjërë të tij me shoqëri të ndryshme maqedonase dhe bullgare, lindi ideja për përzgjedhjen e tyre.
Përmbëledhja paraqet librin e parë të botuar ndonjëherë të dokumenteve që zbulon jetën e këtij anarkisti dhe revolucionari të shquar, argumenteve të tij për atë se si duhet të duket një shoqëri njerëzore e drejtë dhe solidare. Në fakt, përmbëledhja paraqet ndriçim dhe plotësim të aktivitetit të përgjithshëm jetësor të Petar Manxhukovit. Ajo përbëhet nga dy pjesë. Në pjesën e pare paraqiten botimet/shkrimet e tij vijuese: Shënime të shkurtra biografike, Fëmijëri, Shikim në të ardhmen – Shkup, Bogomilizmi, Ada-Kale (Kujtime) dhe Rregulla për jetën. Në këtë pjesë gjithashtu janë të përfshira edhe dy shkrime për të nga shoku i tij i ngustë Kostandtin Kantarev me këto tituj: Kujtime të zbehta për Petar Manxhukov dhe Elegji për Petar Manxhukovin. Pjesa e dytë e përmbëledhjes përbëhet nga 80 letra. Në të është e mbuluar korespondenca e P. Manxhukov me: Pavel Shatev, Simeon Radev, Konstantin Kantarev, Anastas Mitrev dhe Alekso Martulkov, Patriarku Kiril, Mitko Zafirovski, Kraljo Kajstorov dhe Kraljo Marikevski si dhe një letër me mikun e tij Stefan Haxhiev.
Kjo përmbëledhje e materialit arkivor del me rastin e 140 vjetorit të lindjes së Petar Manxhukov. Dokumentet në përmbëledhjen janë të rradhitura në mënyrë kronoligjike sipas kohës së krijimit të tyre. Tekstet janë të përkthyera nga bullgarishtja në maqedonisht, ndërsa një numër i vogël janë në gjuhë të kodifikuar maqedonase dhe në dialekt lokal të Malit të tijtë Shkupit. Tekstet janë të transmetuara pa asnjë ndërhyrje. Çdo dokument ka numër dhe titull redaktues sipas temës së tij, (duke përjashtuar publikimet e tij që kanë tituj të tyre) si dhe shënime (fusnota), me shpjegim adekuat, saktësim dhe plotësim.
Përmes kësaj përmbledhjeje, Manxhukov e merr vendin e tij të merituar në shoqërinë maqedonase përmes zbulimit të plotë të mendimit të tij të pasur në këtë publikim.