profilnologoWEB

U nënshkrua Protokoll për bashkëpunim me Drejtorinë e Arkivave Shtetërore të Presidencës së Republikës së Turqisë

Më 21 qershor 2019, Arkivi Shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut ishte nikoqir i delegacionit nga Drejtoria e arkivave Shtetërore të Presidencës së Republikës së Turqisë të udhëhequr nga drejtori prof.dr. Ugur Ynall. Të dy institucionetbashkëpunojnë në nivel të lartë që nga viti 1990 të cilin e konfirmon nënshkrimi i gjashtë marveshjeve për bashkëpunim në fusha të ndryshme të veprimtarisë arkivore. Në drejtim të thellimit të këtij bashkëpunimi në kuadër të takimit të punës drejtori Kiril Petrov dhe drejtori prof.dr. Ugur Ynall nënshkruan Protokoll të ri për bashkëpunim që siguron shkëmbimin e specialistëve në fushën e punës arkivore, qëndrime kërkimore dhe shkëmbimin e kopjeve të materialit arkivor në bazë të reciprocitetit dhe në përputhje me legjislacionin kombëtar, shkëmbimin e përmbledhjeve të dokumenteve dhe revistave arkivore, organizim të takimeve shkencore dhe ekspozitave të përbashkëta të mostrave të riprodhuara të materialit arkivor.

Në takim u shqyrtuan propozimet për edukimin e punonjësve të Arkivir Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe u propozuan koncepte për bashkëpunim me arkivat diplomatike dhe ushtarake të Republikës së Turqisë.

Në nënshkrimin e Protokollit për bashkëpunim mori pjesë edhe E.S znj. Tulin Erkall Kara Ambasadore e Republikës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Postimet e fundit

URIM PËR VITIN E RI

Државниот архив на своите вработени, соработници и на сите граѓани им ја честита Новата година!

Zbulo me shume...