Drejtori i Arkivit shtetëror, dr. Emil Krsteski, më 30 shtator 2019 realizoi takim me E.S. z-nja Dushanka Divjak Tomiq, ambasadore e Republikës së Sërbisë në vendin tonë, e cila ishte e shoqëruar nga konsulli, z-nja Aleksandra Xhurica.
Në takim u diskutua për rolin e arkivave në jetën bashkëkohore dhe për nevojat dhe tendencat për tu intensifikuar digjitalizimi dhe kompjuterizimi i arkivave.
Dr. Emil Krsteski tha se Arkivi shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka nënshkruar marrëveshje dhe memorandume bashkëpunimi me disa insitucione arkivore në Republikën e Sërbisë, dhe ajo në të cilën duhet të bashkëpunojmë është realizimi i Marrëveshjes për sukcesion të RSFJ-së, gjegjësisht implementimin e Aneksit D të asaj Marrëveshjeje, i cili i rregullon çështjet për sukcesion të materialit arkivor.