arhiv tefter vnatresni.cdr

PARAQITEN DY VËLLIME TË DOKUMENTEVE TURKE PËR HISTORINË E MAQEDONISË NË TETOVË DHE KËRÇOVË

Më 2 dhe 3 mars 2021, në organizim të Arkivit shtetëror dhe fondacionit “Ekaj”, në Tetovë dhe Kërçovë u promovuan botimet “Dokumentet turke për historinë e Maqedonisë, regjistrimi nga shekulli XIX, Sanxhaku i Shkupit, Kaza e Tetovës, 1832/33, vëllimi 1, libri 1“ nga autorët prof.dr. Muzafer Bislimi, doc.dr. Adnan Sherif dhe mr. Irfete Ibraimi.

Para audiencës, autorët në prezantimet e tyre theksuan se regjistrimet në Kazat e Tetovës dhe Kërçovës të kryera nga shteti Osman japin të dhëna të plota të cilat do të jenë të dobishme për hulumtuesit (historianët, demografët, antropologët) dhe të gjithë atyre që janë të interesuar për historinë lokale. Regjistrimet i tregojnë numrat e njerëzve të aftë për luftë të besimit islam. Në këtë mënyrë, lehtësohet mbledhja e degëve familjare të rreth 8 gjeneratave që kanë jetuar në lagjet dhe fshatrat e shënuara në të dy botimet.

Në kuadër të këtyre dy ngjarjeve, u hap ekspozita ”200.000 emigrantë jugosllav” nga gazetari mr. Murteza Sulooxha.

Postimet e fundit

FJALIMI I Z. DEJVID FRIKER

Кратко видео обраќање на г-дин Дејвид Фрикер, претседател на Меѓународниот Архивски совет по повод одбележување

Zbulo me shume...
Lëviz lart