Arkivi Shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut me rastin e 70 vjetorit të ekzistencës së tij botoi monografinë me titull "Vula e Kohës - 70-të vite të Arkivit Shtetëror (1951-2021)". Edicioni jubilar kushtuar 70 vjetorit të themelimit dhe funksionimit i Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonis së Veriut është një përzgjedhje e dokumenteve më të rëndësishme, më të vjetra dhe më specifike, marrëveshje ndërkombëtare, fotografi nga ekspozita, postera, konsultime dhe vizita pune, letra falënderimi dhe mirënjohje, fragmente nga shtypi ditor për Arkivin Sht-etëror, të vendosura në depot e Arkivit Shtetëror dhe në njësitë e saj, si dhe një përmbledhje historike e punës arkivore të 70 viteve të kaluara.
Monografia është një paraqitje e të dhënave të pashtershme mbi historinë, traditën dhe kulturën maqedonase që gjenden në këtë kasafortë. Gjatë viteve të ka-luara, është e dukshme rritja e vazhdueshme e Arkivit Shtetërër, e cila merr karak-terin e saj evropian duke pranuar parimet dhe rregulloret evropiane në lidhje me arkivimin dhe të cilat janë futur në Ligjin e ri për Aktivitetin Arkivor si dhe zbatimin e procesit të dixhitalizimt të dokumenteve dhe materialeve historike.
Qëllimi kryesor i botimit të monografisë është informimi i publikut të gjërë dhe pasurimi i idesë së domethënies së madhe kombëtare të pasurisë dokumentare që ruhet dhe përdoret në Arkivin Shtetëror. Përmes kësaj Monografie, qytetarët do të mund të njihen me aktivitetet e Arkivit Shtetëror, si dhe një pjesë të thesarit të pasur të dokumenteve të rëndësishme që disponon. Monografia u promovua më 1 Prill 2021 me rastin e 70-të vjetorit të themelimit të Arkivit.
