Zëvendës drejtori i Arkivit shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, prof. dr. Muzafer Bislimi, më 21 shtator 2021 gjatë qëndrimit hulumtues në Tiranë, Republikën e Shqipërisë, realizoi një takim pune me Drejtorinë e përgjithshme të arkivave të Shqipërisë, Ardit Bido. Në takim u arrit përfundimi se të dy arkivat kanë bashkëpunim të suksesshëm në shumë fusha të veprimtarisë arkivore gjatë kësaj u rishikuan nismat për projekte të ardhshme në të cilat do të dyfishojnë kontributin për shkëmbimin e përvojave profesionale.
Përveç prof.dr. Muzafer Bislimi, ekipi hulumtues-shkencor ishin të përfshirë dy drejtuese të njësive të Arkivit shtetëror, të cilët patën mundësi të hulumtojnë fonde që kanë lidhshmëri me historinë e Maqedonisë.
Më 24 shtator 2021, në ditën e fundit të qëndrimit të tij, zëvendës drejtori u takua me ambasadorin maqedonas në Tiranë, shkëlqesia e tij Donço Markovski dhe drejtori i Qendrës Kulturore Maqedonase, Zlatko Origjanski.