800px-Liberators_Skopje_NOB

80 VJET NGA KRYENGRITJA KOMBËTARE

,,Arkivi shtetëror me rastin e 80- vjetorit të Kryengritjes popullore, promovon denjësisht përfitimet e Luftës Çlirimtare Popullore në Maqedoni me njoftimet, ekspozitat dhe ligjeratat e duhura në shumicën e njësive tona në vend’’ - tha për Revistën Denes drejtori i Arkivit shtetëror dr. Emil Krsteski.         

Dita e Kryengritjes popullore në Maqedoni- 11 Tetori në fakt simbolizon kapacitetin shtetëformues të popullit maqedonas për një shtet sovran dhe të pavarur, si vazhdim i të gjitha kryengritjeve dhe aspiratave të mëparshme për liri shoqërore dhe kombëtare, thotë ndër të tjera dr. Emil Ksteski.

Antifashizmi u pranua si një forcë shtytëse që u siguroi luftëtarëve tanë aleatë dhe miq të vërtetë. Lufta Çlirimtare Popullore në të cilën patëm shumë viktima, na mundësoi që të jemi në kualicon me fuqitë dhe vendet fitimtare evropiane, luftëtarë për liri, paqes dhe demokracisë. Partizanët nga Çetat e para të Prilepit dhe Kumanovës ishin luftëtarët e parë që treguan rrugën drejt lirisë dhe ideve shoqërore përparimtare dhe që gjuajtën plumbat e parë në Prilep dhe Kumanovë, duke shënuar fillimin vendimtar të revolucionit antifashist

New Book1676
New Book1677

Shpallja e PK PKJ së për Maqedoninë në të cilën i bën thirrje popullit maqedonas të luftojë kundër tiranisë fashiste

Arkivi shtetëror, si një thesar i pasurisë historiko-dokumentare, ruan kujtesën kombëtare të Luftës Çlirimtare Popullore, të vendosur në fondet arkivore që lidhen me historinë e shtetit modern maqedonas. Arkivi shtetëror shënon këtë jubilej të rendësishëm-80 vjet nga fillimi i Kryengritjes revolucionare më 11 tetor 1941, në përkujtim të së kaluarës sonë të lavdishme dhe angazhimin tonë për të promovuar vlerat e vërteta universale të lirisë, paqes dhe respektit për të drejtat e njeriut. Në të njëjtën kohë, ne krijojmë një qëndrim të sinqertë të hapur dhe edukues ndaj brezave të rinj për lidhjen e tyre me historinë dhe atdheun, dhe u mundësojmë shkencëtarëve të eksplorojnë dhe botojnë vepra për këtë periudhë të ndritur të historisë sonë. Kështu pres të jet në të ardhmen, e cila do të ruante vlerat dhe përfitimet nga LNÇ dhe do t’i kthehemi heroizmit të paraardhësve tanë, si një nxitje për të vazhduar realizimin e idealeve dhe aspiratave të tyre fisnike ”- shtoi drejtori i Arkivit shtetëror dr. Emil Krsteski.



Festa e madhe e 11 Tetorit qoftë e lumtur dhe e përjetshme për ne!

Postimet e fundit

80 VJET NGA KRYENGRITJA KOMBËTARE

,,Државниот архив, по повод 80-годишнината од народното востание, достојно ги промовира придобивките од Народноослободителната борба

Zbulo me shume...
Lëviz lart