International Council of Achives

ARKIVI SHTETËROR MORI PJESË NË ANSAMBLENË E PËRGJITHSHME ARKiVOR NDËRKOMBËTAR

Këshilli ndërkombëtar arkivor (International Council on Archives – ICA) më 20 tetor 2021, me ftesë të kryetarit të tij, z. Dejvid Friker, mbajti një Asamble të përgjithshme të rregullt dhe të jashtëzakonshme për 2021.

Këtë vit, si dhe vitin e kaluar,Ansambleja e përgjithshme u organizua online.

Këshilli ndërkombëtar arkivor ka rreth 1400 anëtarë, nga më shumë se 190 vende të botës, ndërsa Arkivi shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut është anëtar që nga viti 1992. Puna e Këshillit ndërkombëtar arkivor bazohet në parimet e transparencës, demokracisë, llogaridhënies dhe pavarësisë nga proceset dhe ndikimet politike, dhe misioni i tij është të promovojë mbrojtjen, përdorimin dhe disponueshmërinë e dokumenteve arkivore në të gjithë botën.

            Në Asamblenë e përgjithshme, së bashku me qindra pjesëmarrës të tjerë, kryesisht drejtorë të arkivave kombëtare dhe përfaqësues të organizatave të tjera arkivore, mori pjesë dr. Emil Krsteski, drejtor i Arkivit shtetëror, si dhe Svetlana Usprcova, udhëheqëse e Sektorit për hulumtim, shfrytëzim dhe publikim të materialit arkivor, bashkëpunim ndërkombëtar dhe përpunim të të dhënave.

            Pjesëmarrësit e Asamblesë së Përgjithshme u përshëndetën nga z. Dejvid Friker, kryetari i Këshillit ndërkombëtar të arkivave dhe drejtor i Arkivit kombëtare të Australisë, si dhe sekretarja e përgjithshme, znj. Antea Seles, dhe më pas koordinatorët e programit paraqitën raportet vjetore.

Procesverbalet e Asamblesë së përgjithshme të vitit të kaluar u miratuan në Asamblenë e ërgjithshme, u miratuan bordet dhe seksionet e sapozgjedhura, seksioni për arkivat noteriale u shfuqizua, u prezantua raporti financiar për vitin 2020, si dhe raporti financiar për vitin aktual, së bashku me tabelën e tarifës së anëtarësimit për vitin 2022 u morën parasysh dhe u miratuan disa ndryshime në Statutin e Këshillit Ndërkombëtar të Arkivave, të cilat i referohen disa reformave strukturore dhe përfshirjes më të madhe të anëtarësisë.

Në miratimin e procesverbaleve, raporteve dhe amendamenteve është përdorur një platformë virtuale votimi.

IMG 10132d9b1613b7715d7f6dbe4e0bd91c V
20211020 140930

Postimet e fundit