Libri “Dokumentet diplomatike rumune për Maqedoninë (1901-1903)” i ambasadorit Blagoj Zashov u promovua sot në Muzeun e Luftës Revolucionare Maqedonase, botuar nga Arkivi shtetëror.Në promovimin për rëndësinë e këtij punimi folën: drejtori i Arkivit shtetëror dr. Emil Krsteski, drejtori i Institutit të Historisë Kombëtare dr. Dragi Georgiev, ministri këshilltar në ambasadën e Rumanisë në Shkup, N.T. Gabriel Nikolla dhe vetë autori Blagoj Zashov. Moderator i këtij promovimi ishte krytari i Klubit diplomatik, ambasadori Victor Gaber. “Historia diplomatike është e rëndësishme për të gjitha kombet dhe vendet sepse jep një perspektivë të gjerë të proceseve historike. I tillë është shembulli me popullin maqedonas, për aspiratat e të cilit për çlirim kombëtar dhe formim të shtetit të tij para dhe pas kryengritjes së Ilindenit, pikëpamjet dhe raportet e diplomatëve të huaj në atë kohë janë një burim vendimtar nga i cili shkenca historike nxjerr informacione dhe fakte të dobishme dhe shumë të vlefshme për interpretimin e së shkuarës sonë”, – tha ndër të tjera drejtori i Arkivit shtetërori dr.Emil Krsteski.



