Skopski-sandjak-kaza_Adnan-Korica

BOTIM I RI I ARKIVIT SHTETËROR ,,DOKUMENTE OSMANE PËR HISTORINË E MAQEDONISË,REGJISTRIME NGA SHEK XIX I POPULLATËS KRISHTERE, SANXHAKU I SHKUPIT-KAZA SHKUP 1832/33“

          Arkivi shtetëror publikoi botimin “Dokumente osmane për historinë e Maqedonisë, regjistrimet nga shekulli XIX i popullatës krishtere, Sanxhaku i Shkupit – Kaza Shkup, 1832/33”, libri 2, pjesa 1 e doc.dr. Adnan Sherif si pjesë e serisë së regjistrimeve të Shtetit Osman për Sanxhakun e Shkupit.Këto regjistrime përmbajnë të dhëna të shumta për popullatën mashkullore të krishterë pavarësisht nga statusi social, si dhe të dhëna për popullsinë rome dhe komunitetin hebre.Mosha e personit të regjistruar, farefisnia e anëtarëve të familjes së regjistruar, profesioni i tyre, data e vdekjes ose shpërnguljes si dhe kategoria e pagesës së taksës ushtarake janë pjesë e të dhënave të futura nga regjistruesit në deftere.

Skopski sandjak kaza Adnan Korica

Regjistrimet territoriale përfshinë Kazanë e Shkupit, gjegjësisht lagjet në qytetin e Shkupit, fshatrat afër Çairit, në Kara Dag (Mali i Zi), në zonat e Karshijakës, Derven dhe fshatrat në nahijen e Kaçanikut nga gjysma e parë e shekullit XIX, (1832/33). Si të tilla, ato kanë një rëndësi të madhe për gjeneratat e sotme të maqedonasve të besimit të krishterë, sepse qasja në këto të dhëna u jep atyre mundësinë që të formojnë trungun e tyre familjar. Në të njëjtën kohë, të dhënat që përmban kjo vepër janë të rëndësishme për shkencën historike, sepse ato mund të përdoren për të përvetësuar njohuri të reja shkencore.

Postimet e fundit