Skopska-Partiska_TI-K1-Predna

U PROMOVUA PËRMBLEDHJA E DOKUMENTEVE ,,ORGANIZATA PARTIAKE E SHKUPIT PK E PKJ PËR MAQEDONINË/PKM 1941-1944“, VËLLIMI I, LIBRI 1 DHE LIBRI 2

Më 4 maj në ora 17, në Qendrën promovuese, në kuadër të Panairit të 34-të Ndërkombëtar të Librit, u promovua përmbledhja e dokumenteve "Organizata partiake e Shkup PK E PKJ për Maqedoninë / PKM 1941-1944", vëllimi I, libri 1 dhe libri 2. nga autorët prof. dr.Ljubica Janqeva, prof. Katerina Mirçevska dhe prof. dr. Dimitar Lorovski, botues i të cilit është Arkivi Shtetëror.

Panairet janë gjithmonë një mundësi e mirë për të parë atë që është e re, dhe në këtë rast shkenca historike merr mundësinë të promovohet e parë dhe e dëgjuar. Sigurisht, në shoqërinë në të cilën jetojmë dhe në të cilën funksionojmë, është shumë e rëndësishme të njohësh vetveten, të njohësh historinë, të njohësh të shkuarën, për të qenë një person dinjitoz. Ne historianët gjithmonë përpiqemi t'i paraqesim publikut të renë, të harruarën, të ndërtojmë pikëpamjet tona, të sjellim dëshmi dhe t'u kthehemi atyre që dikur kanë ekzistuar dhe janë përpjekur të bëjnë diçka. Në të gjitha këto përpjekje, Arkivi ofron një mundësi për të paraqitur gjithmonë atë që historianët e konsiderojnë të vërtetë të vlefshme. Këto dy botime të rëndësishme janë shembull për këtë, tha promotorja e përmbledhjes, dr. Jasmina Damjanovska. Në promovim në emër të autorëve foli prof. dr. Ljubica Jançeva, e cila theksoi rëndësinë e botimit të kësaj përmbledhjeje jo vetëm për Arkivin shtetëror por edhe për lexuesin e gjerë

279490558 344029117825714 3124419667888844535 n
279678553 3081869992087978 625005197769884579 n
279457908 3114187522157431 3745650647519862640 n 1

Postimet e fundit