Icarus 2022

ARKIVISTIKA DHE ZHVILLIMI I SAJË NË SHEK 21

Qendra Ndërkombëtare për Kërkime Arkivore (ICARUS) po mban Konventën e saj të 28-të në Paris, e cila filloi më 23 maj dhe do të zgjasë deri më 25 maj 2022. ICARUS (ICARUS – International Centre for Archival Research) është një Organizatë arkivore ndërkombëtare në të cilën janë përfshirë rreth 180 institucione , të cilat punojnë për mbrojtjen e dokumenteve arkivore, ofrojnë qasje në këto dokumente dhe organizojnë edukimin arkivistikë. Anëtarët e IKARUS janë kryesisht nga Evropa, por ka edhe përfaqësues nga Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara. Tema e kësaj Konvente është “Arkivat private dhe publike në shekullin XXI”, ndërsa përfaqësues i Arkivit Shtetëror është drejtori dr. Emil Kërsteski. Në këtë Konventë, e drejtuar nga dr. Thomas Aigner, president i IKARUS, vëmendje e veçantë i kushtohet proceseve që lidhen me arkivistikën si pjesë e shkencës historike dhe zhvillimit të saj, si dhe ndërveprimit midis arkivave publike dhe private, statusit të tyre juridik, mbrojtjes të dokumenteve dhe dixhitalizimit të tyre. Kjo Konventë është e para nga dy të çdo viti dhe për herë të parë që nga fillimi i pandemisë Covid-19 mbahet me mundësinë e pjesëmarrjes fizike në ngjarje, por mund të ndiqet online dhe të gjithë të interesuarit janë të mirëpritur.
Më shumë informacion mbi Konventën, si dhe mundësinë e ndjekjes virtual të saj në linkun:
https://www.icar-us.eu/en/event/icarus-convention-28-in-paris/?instance_id=919

Icarus 2022 1
Icarus 2022 2
Icarus 2022 3
Icarus 2022 4

Postimet e fundit

URIM PËR VITIN E RI

Државниот архив на своите вработени, соработници и на сите граѓани им ја честита Новата година!

Zbulo me shume...