Në selinë e NATO-s në Bruksel u mbajt mbledhja vjetore e Komitetit Arkivor të NATO-s (2 dhe 3 qershor), në të cilën mori pjesë dhe drejtori i Arkivit Shtetëror dr. Emil Krsteski si anëtar i rregullt i këtij Komiteti tashmë prej një vit e gjysëm.
Në mbledhje u diskutua për procedurat për mbrojtjen dhe disponueshmërinë e evidencës operative në kuadër të Aleancës, për rruajtjen dhe rëndësinë e tyre në nivel kombëtar, për rëndësinë e dokumenteve strategjike që lidhen me misionet paqeruajtëse të NATO-s në Afganistan, Irak dhe Ballkan (1992-1996) si dhe për vlerat afatgjate të politikave të NATO-s.
Lidhur me sfidat e veprimtarisë arkivore dhe mundësinë e një bashkëpunimi më intensiv, drejtori i Arkivit Shtetëror dr. Emil Krsteski bisedoi me udhëheqësen e Sektorit për arkivistik dhe informacion Ineke Deserno, si dhe u takua me ambasadorin tonë të delegacionit të përhershëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, dr. Dane Taleski.