Germanski_dokumenti_Korica-1

U BOTUA PËRMBLEDHJA ,,DOKUMENTET GJERMANE PËR VETËMBROJTJE LOKALE NË PJESËN E MAQEDONISË SË EGJEUT (1943-1944)’’

Përmbledhja e dokumenteve ,,Dokumentet gjermane për vetëmbrojtje lokale në pjesën e Maqedonisë së Egjeut (1943-1944)’’ parathënie, hyrje, përzgjedhje dhe redaktimi nga d-r. Roberto Trajkovski, mbulon një temë të historiografisë e cila deri më tani nuk është përpunuar mjaftueshëm, gjegjësisht për të është shkruar pjesërisht nga disa studiues të historiografisë. Qëllimi i redaktorit të këtij botimi i cili u mbështet nga Arkivi Shtetëror, ishte njohja e opinionit shkencor dhe lexuesit më të gjerë me format e bashkëpunimit politik dhe të armatosur të individëve dhe grupeve nga Maqedonia e Egjeut me Rajhun e tretë. Në dokumentacionin e Vermahtit, ato gjenden në terme të ndryshme dhe një fakt veçanërisht interesant është se anëtarët e organizatës OBRM-së kanë patur një rol vendimtar në organizimin e atyre njësive në pjesën e Maqedonisë së Egjeut.

Germanski dokumenti Korica 1

Dokumentet e përzgjedhura në këtë përmbledhje kryesisht janë dokumente nga Arkivi Kombëtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës - Uashington (U.S. National Archives and Records Administration - Washington), Arkivi Federal - Arkivi ushtarak Frajburg në Brezgaj - Republika Federale Gjermane (Bundesarchiv-Militararchiv Freuburg im Breisgau), Arkivi Shtetëror Qendror i Bavarisë (Bayarisches Hauptstaatsarchiv) dhe Arkivi Shtetëror ushtarak i Rusisë (Российский государственный военный архив). Dokumentet e përkthyera, të redaktuara dhe të sqaruara në lidhje me grupacionet e armatosura të përmendura në pjesën e Maqedonisë së Egjeut përmbushin një boshllëk në historiografinë ku do të jetë në dobi të studiuesve të periudhës dhe veprimeve të përmendura gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Postimet e fundit

DOSJET: SEZAMË, HAPU!

Државниот архив на РСМ досега има потпишано билатерални договори или протоколи за соработка со државни

Zbulo me shume...