277442116_284291617195748_5163761435754608917_n-1

VAZHDON SUKCESIONI I DOKUMENTEVE NGA RSFJ

Në Beograd është mbajtur takimi i drejtorëve të Arkivave Shtetërore të vendeve të ish RSFJ-së. Përfaqësues nga Sllovenia, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina dhe Arkivi i Jugosllavisë ranë dakord për dinamikën e marrjes së dokumenteve historike nga viti 1945 deri në 1992 dhe digjitalizimin e tyre.

“Për ne Arkivi i Jugosllavisë mbetet i hapur dhe kemi theksuar se ka interes për marrjen e dokumenteve origjinale që janë të rëndësishme për Maqedoninë në atë periudhë kohore”- tha drejtori dr. Emil Krsteski pas takimit në Beograd.

Një nga konkluzionet e takimit i cili u mbajt pas 11 vitesh ngecje, është se këto takime duhet të jenë më të shpeshta dhe të intensifikohet procesi i sukcesionit të dokumenteve historike dhe të përshpejtohet procesi i digjitalizimit të tyre. Takimi i radhës për dorëzim është rënë dakord që të mbahet në Ohër, në fund të marsit 2023.

310998048 413627410928834 7372721064649165464 n
310838395 413627417595500 2586184080778811324 n
310804546 413627497595492 7062839903587918718 n
310727277 413627467595495 8131658623594684952 n

Postimet e fundit