Sot ishte në vizitë pune në Arkivin Shtetëror ambasadori i Spanjës në Republikën e Maqedonisë së Veriut Hose Luis Lozano Garsija, i cili u takua me drejtorin dr. Emil Krsteski.
Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit të Arkivave të dy vendeve, veçanërisht në pjesën e procesit të digjitalizimit dhe mundësitë për mbështetje aktive në këtë drejtim për Arkivin Shtetëror nga ana e Spanjës, një vend që në gjysmën e dytë të vitit 2023 do të kryesojë me Bashkimin Evropian.
Në këtë takim, drejtori i Arkivit Shtetëror dr. Emil Krsteski, theksoi interesimin tonë për dokumentet nga arkivi i Spanjës, ku përmendet Maqedonia dhe pjesëmarrësit e saj në Luftën Civile të Spanjës.