Në selinë e NATO-s në Bruksel në zhvillim është seanca tre-ditore e Komitetit të Arkivit të Aleancës, në të cilën marrin pjesë drejtori i Arkivit Shtetëror, dr. Emil Kërsteski dhe udhëheqësja e Njësisë për bashkëpunim ndërkombëtar, Svetlana Usprcova. Në këtë punëtori diskutohen disa tema kushtuar sistemeve për mbrojtjen e dokumenteve arkivore të NATO-s dhe klasifikimit të tyre, me referencë të veçantë për Misionin e KFOR-it dhe projektin për digjitalizimin e dokumenteve të Lidhjes së Kombeve, që nga themelimi i saj në vitin 1918 deri në vitin 1945. Në takim u prezentua Platforma e organizimit dhe funksionimit të Arkivave të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë dhe bashkëpunimi me Komitetin e Arkivave të NATO-s, si dhe përvojat e SHBA-së dhe Francës në lidhje me mbrojtjen e dokumenteve në hap me teknologjitë dhe sistemet e reja dhe inteligjencën artificiale.





