Me fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor, Arkivi Shtetëror hapi dyert për nxënësit për edukimin arkivor. Gjatë realizimit të projektit ‘‘Të mësuarit përmes punës’’ për nxënësit e vitit të katërt të arsimit të mesëm. Arkivi Shtetëror realizon vizita për nxënësit e klasës së nëntë të arsimit fillor. Më 27.01.2023 (e premte) nxënësit e klasës së nëntë së bashku me mësuesen e lëndës nga SHFK ,,Rametulla Ameti’’ nga fsh.Çiflik, komuna Zhelinë, vizituan Arkivin Shtetëror - pjesa qëndore dhe u njohën me aktivitetin e tij në kuadër të programit me lëndën e Historisë. nxënësit patën mundësinë të mësojnë se si merren dokumentet në Arkiv, rruajtjen, rregullimin dhe mbrojtjen e tyre nëpërmjet konservimit, restaurimit dhe digjitalizimit.
Gjatë vizitës nxënësit u njohën me bibliotekën dhe mënyrën e përdorimit të librave, si dhe u theksua rëndësia e leximit për edukimin e tyre në të ardhmen. Studentët u pritën edhe nga zëvendësdrejtori, prof. dr. Muzafer Bislimi, i cili prezantoi disa nga funksionet më të rëndësishme të Arkivit si institucion.
Profesionistët e Arkivit që realizojnë edukimin kanë prezantime të përshtatura sipas moshës së nxënësve. Arkivi Shtetëror mbetet një institucion i hapur për bashkëpunimin me shkollat dhe universitet, duke konfirmuar kështu edhe përgjegjësinë e tij sociale.