Gjatë muajit shkurt të vitit 2023, grupe të nxënësve të viteve të ndryshme nga ShMQSh ,, Zef Lush Marku’’ - Shkup së bashku me profesorin e lëndës së historisë Naser Miftari, vizituan Arkivin Shtetëror - pjesa qendrore ku patën mundësinë të njihen me bazat e arkivistikës dhe veprimtarinë arkivore.
Nxënësve praktikisht ju prezantuan proceset e punës në fushën e rregullimit dhe përpunimit të materialit arkivor, konservimit dhe restaurimit të dokumenteve, si dhe digjitalizimin si prioritet i ri në mbrojtjen e dokumenteve. Për të nxitur shprehinë e të lexuarit, nxënësit u njohën me veprimtarinë botuese të Arkivit dhe fondin e madh bibliotekar dhe mënyrën e përdorimit të tij.
Zëvendës drejtori i Arkivit Shtetëror, prof. dr. Muzafer Bislimi prezantoi rolin dhe rëndësinë e këtij institucioni në shoqëri dhe shprehu shpresën që në zhvillimin e mëtutjeshëm të karrierës nxënësit të zgjedhin shkencën arkivore si profesion.
Koordinatore e edukimit arkivor për nxënësit e shkollave të mesme është Nazmije Kurtishi nga Njësia për hulumtim, bashkëpunim ndërkombëtar dhe vendor dhe publikim të materialit arkivor