Dita Ndërkombëtare e Gruas - një festë botërore që festohet çdo vit më 8 Mars. Është një ditë kur përkujtohet lufta e grave për barazi ekonomike, politike dhe sociale me burrat.
Ideja e përkujtimit lindi me këmbënguljen e lëvizjes socialiste në shekullin e 20-të. Dita e parë e gruas u festua më 28 shkurt 1909 në Shtetet e Bashkuara. . Në vitin 1910 nën kujdesin e Internacionales së Dytë, në Kopenhagë u mbajt Konferenca e Parë Ndërkombëtare e Gruas dhe u vendos që të kremtohet në Austri, Danimarkë, Gjermani dhe Zvicër. Më 8 mars 1913, gratë në mbarë Evropën mbajtën takime paqësore.Megjithatë, 8 Marsi nuk është shpallur festë shtetërore në asnjë vend perëndimor. Me vendim të Kombeve të Bashkuara në vitin 1975, 8 Marsi u shpall Dita Ndërkombëtare e Gruas.