Flag_of_the_Romani_people.svg

8 PRILLI – DITA NDËRKOMBËTARE E ROMËVE

Arkivi Shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut uron qytetarët e komunitetit rom për Ditën Ndërkombëtare të Romëve - ditë kushtuar traditës, historisë dhe kulturës së romëve dhe ndërgjegjësimit për avancimin e të drejtave dhe lirive të komunitetit rom, me synimin për të përmirësuar integrimin social dhe ekonomik në të gjitha sferat sociale. Tetë Prilli festohet në të gjithë botën, për nder të Kongresit të parë Botëror të Romëve, i mbajtur nga 7 deri më 12 Prill 1971 në Londër, ku u mblodhën përfaqësuesit romë nga 14 vende të botës. Në kongres u miratuan vendimet më të rëndësishme, si flamuri rom dhe himni zyrtar. Ngjyrat blu dhe e gjelbërt e flamurit simbolizojnë qiellin dhe tokën, ndërsa rrota e kuqe përfaqëson udhëtimet dhe migrimet e romëve. U deklarua edhe gjuha zyrtare rome dhe pranimi i emrit “Rom”, që do të thotë njeri.

Flag of the Romani people.svg 2

Postimet e fundit