Sot, 5 shtator 2023, shënohet 26 vjetori i vdekjes së Nënë Terezës. Gonxhe
Bojaxhiu, e njohur si Nënë Tereza, lindi më 26 gusht 1910 në Shkup. Në
vendlindjen e saj jetoi deri në moshën 18 vjeç dhe më pas u transferua në Irlandë dhe Indi, ku
ajo e kaloi pjesën më të madhe të jetës së saj duke ndjerë thirrjen e Perëndisë për t'i ndihmuar
të varfërit. Gjatë jetës së saj për punën e saj humanitare u bë fituese e
njohjeve të shumta dhe ka marrë më shumë se 700 çmime. Në vitin 1979, ajo mori
Çmimin Nobel për Paqen.Ajo vdiq në Shtëpinë e Mëshirës në Kalkuta (Indi) më 5
shtator 1997 pas një beteje disavjeçare me sëmundjet e zemrës dhe mushkërive.
Ajo la pas një trashëgimi të pakrahasueshme organizatash bamirëse dhe humanitare,
një frymëzim për t'u kujdesur për fëmijët, njerëzit e sëmurë dhe të varfër në mbarë botën,
teksa ua kushtoi gjithë jetën e saj atyre.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, përmes një rezolute të posaçme, shpalli 5 shtatorin
përvjetorin e vdekjes së Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Mëshirës.