11_oktomvri

11 TETORI DITA E KRYENGRITJES POPULLORE

 Këtë vit bëhen 82 vite nga fillimi i organizuar i Luftës Nacionalçlirimtare të popullit maqedonas dhe të kombësive të tjera të cilën në nivel shtetëror e nderojmë si Ditën e Kryengritjes Popullore. Në këtë ditë të vitit 1941, Maqedonia zgjodhi rrugën e drejtë të kundërshtimit ndaj të këqijave më të mëdha në historinë e njerëzimit - nazizmit dhe fashizmit.Duke i falenderuar brezit që asokohe u sakrifikua për lirinë dhe doli në krah të aleatëve të koalicionit antifashist, sot kemi shtetin tonë me institucione të ngritura, që aspiron të jetë pjesë e familjes evropiane të kombeve.

          Kryengritja kundër okupatorit në pjesën e Vardarit të Maqedonisë filloi me sulmin në stacionin policor bulgar, burgun dhe linjat telefonike në Prilep nga ana e aradhës partizane ''Goce Dellçev''. Në sulmin morrën pjesë Asparuh Josifoski, Dushko Naumoski, Blazhe Spirkoski, Milan Dimoski, Dragan Spirkoski, Nikolla Poposki, Mice Kozar, Peco Krsteski, Jonçe Janeski, Bllagoja Korubin, Dushko Risteski, Mice Dimeski, Krste Crvenkovski, Kole Çashule, Kiro Qososki, Kiro Barerkoski dhe të tjerë. Emrat e tyre janë gdhendur përgjithmonë në kujtesën e qytetarëve të Prilepit dhe të gjithë qytetarëve të vendit për shkak të veprës së tyre heroike.

          Çdo vit më 11 Tetor kujtojmë këtë ngjarje, e cila është një moment historik në luftën për vetëvendosje dhe pavarësi, dhe me të drejtë mund të konfirmojmë se luftëtarët e Luftës Nacionalçlirimtare së bashku me forcat përparimtare çlirimtare të kombeve të tjera, dhanë një kontribut të madh në fitoren mbi fashizmin në nivel botëror.

        Arkivi Shtetëror si një institucion që kujdeset dhe promovon historinë kombëtare, disponon dokumentacion të shumtë për Luftën Nacionalçlirimtare dhe me rëndësi të veçantë për këtë festë është dokumenti nga Kryesisa e Kuvendit Popullor i 8 shtator 1945, për shpalljen e 11 Tetori festë shtetërore.

11 Oktomvri page 0001

Postimet e fundit