Publiku maqedonas dhe turk në vitin 2024 do të njihen me dokumente dhe fotografi të pabotuara deri më tani nga fondet arkivore të arkivave shtetërore të dy vendeve përmes një ekspozite të pasur me titull “Maqedonia në dokumentet osmane”. Trashëgimia kulturore-historike e Maqedonisë osmane e paraqitur përmes jetës urbane, modës, arsimit, arkitekturës dhe shumë nëntemave të tjera do të përfaqësohet në panele të shumta që pritet të tërheqin vëmendjen e atyre që respektojnë të kaluarën historike.
Zëvëndës -drejtori i Arkivit Shtetëror, prof. dr. Muzafer Bislimi, si kryetar i grupit punues nga Arkivi Shtetëror për zbatimin e projektit, koordinon punën e profesionistëve të arkivës, të cilët punojnë intensivisht në përgatitjen e ekspozitës. Aktualisht, aktivitetet kërkimore po kryhen në koordinim me kolegët turq, duke respektuar afatet.
Ky projekt pritet të shënojë vitin e ardhshëm si vit i bashkëpunimit të suksesshëm ndërkombëtar të Arkivit Shtetëror.