5р

HAPI I PARË I BASHKËPUNIMIT ME ARKIVIN E FEDERATËS SË BOSNJËS DHE HERCEGOVINËS

Drejtori i Arkivit të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, mr. Hajrudin Çuprija, sot vizitoi Arkivin Shtetëror. Aty u takua me zëvëndës drejtorin e Arkivit Shtetëror, dr. Muzafer Bislimi, i cili e njohu me organogramin, strukturën dhe mënyrën e funksionimit të Arkivit Shtetëror. Ky takim ndërmjet përfaqësuesve të të dy institucioneve ësht[ domenthënës për realizimin e hapave të metëjshme të bashkëpunimit ndërmjet Arkivit Shtetëror dhe Arkivit të Federatës së B dhe H.

Në takim u diskutua për mundësinë e nënshkrimit të një memorandumi për bashkëpunim konkret, me qëllim fillimin e bashkëpunimit të ndërsjelltë në fushën e hulumtimit, digjitalizimit, shkëmbimit të ekspertëve dhe projekteve të përbashkëta të ardhshme që do të rezultojnë me botime dhe ekspozita.

 Delegacioni nga Arkivin i Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës pati rastin të njihet me punën në Njësinë për teknologji Informatike dhe digjitalizimin të materialit arkivore, Njësinë për konzervim dhe restaurim të materialit arkivor dhe Njësinë për rregullim dhe përpunim - periudha Osmane.

7р
5р
4р
2р
3р

Postimet e fundit