Me publikimin e këtij botimi „Kryesia e RSFJ-së (1980 – 1991) Dokumentet për Maqedoninë, bisedat për shpërbërjen e RSFJ-së (janar-mars 1991)”, në të vërtetë përfundon seria e katërt , “Arkivi i Josip Broz Titos” (1941 - 1991) - dokumente për Maqedoninë. Libri i parë i asaj serie periudha e vitit 1943-1953. Arkivi Shtetëror e publikoi në vitin 2012, librit e dytë për periudhën e viteve 1954-1969., në vitin 2018. ndërsa librin e tretë për periudhën e viteve 1970-1980 ishte publikuar në vitin 2019.
Në botimin e kaluar janë publikuar dokumente me rëndësi për Republikën Socialiste të Maqedonisë, të cilat burojnë nga fondi i Kryesisë së RSFJ-së, e cila si organ kolektiv vazhdoi të funksionojë edhe pas vdekjes së Josip Broz Titos deri në shembjen e federatës. Redaktori, Dr. Novica Veljanoski, zgjodhi dhe ndau transkriptet nga gjashtë seancat më dramatike të Kryesisë së RSFJ-së, ku u diskutuan për politikën aktuale jugosllave dhe pozicionin e RS Maqedonisë.
Mbledhja e dokumenteve është jashtëzakonisht e dobishme për studiuesit e historisë së shtetit modern maqedonas.