2

TAKIM PUNE NAJDANOV - UNAL: BASHKËPUNIMI ARKIVOR MAQEDONASO - TURK FITON DIMENSIONE TË REJA

Akrivi Shtetëror i jep rëndësi të veçantë zhvillimit të vazhdueshëm të bashkëpunimit me arkivet e shteteve të tjera me të cilet deri më tani ka zhvilluar bashkëpunim të frytshëm në interes të veprimtarisë arkivore dhe standarteve të cilat i vendos këshilli ndëkombëtar arkivor.

Duke nisur nga ky kapitull, sot në vizitë pune në Arkivin shtetëror ishte drejtori gjeneral i Drejtorisë së arkiveve shtetërore pranë Presidencës së Republikës së Turqisë, prof. Ugur Unal i shoqëruar nga Xhunejt Talha Oziurek, sekretari i tretë në Ambasadën e Republikës së turqisë në Shkup. Në takimin e punës ndërmjet drejtorit të Arkivit Shtetëror mr. Hrista Najdanov si nikoqir dhe prof. dr. Ugur Unal u konstatua se periudha shumëvjeçare e kaluar ka qenë e sukseshme në drejtim të bashkëpunimit të përbashkët dhe të mbështetjes së madhe që Drejtoria e Arkivave Shtetërore i jep Arkivit Shtetëror në disa drejtime. Ndër të tjera mr/ Hrista Najdanov dhe prof dr. Ugur Unaldiskutoi edhe për projektin e përbashkët të ekspozitës, i cili do të përmbajë materiale ekskluzive arkivore nga të dy arkivar dhe do t’i referohet historisë së Maqedonisë osmane . Grupet punuese të përbëra nga profesionistë të arkivaës kanë kohë që po e përgatisin ekspozitën, e cila në gjysmën e dytë të vitit duhet të promovohet në Stamboll dhe Shkup, ndërsa për ekspozitën do të shypet një botim special. Në takimin e punës u konstatua se projekti do të jetë një tjetër rezulatat domethënës që do të shënojë veprimin tashmë të fuqishëm të institucioneve arkivore nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Turqisë për promovimin e trashëgimisë së përbashkët kulturore - historike.

  Të pranishmit në takim iniciuan edhe ide të reja të pranueshme për të dyja palët, ku prof. dr. Ugur Unal edhe një herë konfirmoi përkushtimin për transferimin e përvojave të punës dhe fillimin e projekteve të reja në të ardhmen
            Prof. Dr. Ugur Unal, në kuadër të vizitës së tij në shtet, vizitoi laboratorin e konservimit dhe restaurimit të materialit arkivor, sallën e leximit të destinuar për studiuesit dhe Njësinë e rregullimit dhe përpunimit të materialit arkivor - periudha osmane, e cila ishte e pajisur me mbështetjen e Agjencisë Turke të Bashkëpunimit dhe koordinimit TIKA. Një ditë më parë delegacioni turk dhe përfaqësues të Ambasadës së Republikës së Turqisë vizituan NJësinë e Arkivit Shtetëror në Veles. Prof. Dr. Ugur Unal u prezantua nga drejtuesja e Njësinë dr. Jasmina Damjanovska në veprimtarinë arkivore dhe iu prezantuan dokumente në gjuhën osmane turke që janë pjesë e fondit "Dokumentet turke 1873 - 1910", si dhe të tjera. dokumentet dhe librat që Njësia e Arkivit Shtetëror në Veles i ka ruajtur gjatë ekzistencës së deritanishme.  

1
3
4
5
6
7
8
9

Postimet e fundit