279968235_310225281269048_3079724677701453098_n

5 Maji - Dita e gjuhës maqedonase

Sot, 5 maj, festojmë Ditën e Gjuhës Maqedonase, ditën kur në 1945 me Vendim të Qeverisë Popullore të Maqedonisë Federale u miratua alfabeti i gjuhës maqedonase në bazë të parimit një zë - një shkronjë dhe menjëherë më pas, më 7 qershor të po këtij viti, u miratua edhe drejtshkrimi i gjuhës maqedonase.Kodifikimi i gjuhës standarde moderne maqedonase plotësohet me veprat themeluese të veprimtarit të madhë të gjuhës maqedonase, Blazhe Koneski - Gramatika e gjuhës letrare maqedonase, Fjalori i gjuhës maqedonase dhe Historia e gjuhës maqedonase, si dhe me punën dhe veprimtarinë e veprimtarit maqedonas në standardizimin e gjuhës letrare maqedonase dhe veçanërisht në zhvillimin e veprës gramatikore, i cili është autorë i Gramatikës së parë maqedonase, Krume Kepeski.
Urime Ditën e Gjuhës Maqedonase!

Dokumenti origjinal ruhet në depon e Arkivit Shtetëror - Vendimi për futjen e gjuhës maqedonase si gjuhë zyrtare në shtetin maqedonas. Vendimi është marrë në mbledhjen e KAÇPM-së, të mbajtur më 2 gusht 1944, të nënshkruar nga Metodija Andonov-Çento dhe Ljupço Arsov.

279968235 310225281269048 3079724677701453098 n

Postimet e fundit

Gëzuar Pashkët!

Државниот архив им го честита најголемиот христијански празник Велигден на вработените и на сите верници

Zbulo me shume...