Drejtori i Arkivit Shtetëror, mr. Hrista Najdanov dhe udhëheqëse e Sektorit mr. Elisaveta Markoviq, realizuan takimet dhe diskutimet e para zyrtare me drejtorin e Arkivit Kombëtar të Republikës Çeke, dr. Millan Vojaçek dhe me drejtorin e Njësisë së Arkivistikës, dr. Daniel Dolezhal.
“Gjatë takimeve me nikoqirët u shkëmbyen mendime dhe përvoja për planin e kërkimit, mbrojtjen e dokumenteve arkivore si dhe procesin e digjitalizimit të materialeve historike. Njëkohësisht u dakorduan që sa më shpejtë të jetë e mundur të nënshkruhet një Memorandum bashkëpunimi i cili do të mundësojë nxitjen e kontakteve dhe do të jetë një mundësi për të realizuar proekte në disa fusha të veprimtarisë arkivore” – potencoi drejtori, mr. Hrista Najdanov gjatë takimeve dhe bisedimeve me udhëheqësit e Arkivit Kombëtar të Republikës Çeke.
Në takimet dhe bisidemet në Pragë mori pjesë edhe ambasadori ynë dr. Emil Krsteski