Messenger_creation_846f748d-8bbe-43d6-8a27-9a96278e172c (1)

UDHËHEQËSI I ARKIVIT SHTETËROR – KUMANOVË MORI PJESË NË KONFERENCË NDËRKOMBËTARE NË ELBASAN


            Udhëheqësi i Njësisë së Arkivit Shtetëror - Kumanovë, m-r. Vullnet Iseni, mori pjesë në Konferencën e VIII Ndërkombëtare të Arkivave në Elbasan, Republika e Shqipërisë, e cila u mbajt më 8 dhe 9 qershor 2024.

            M-r. Vullnet Iseni prezantoi punimin e tij në konferencë, tema e së cilës përfshin qëndrimet e Bashkimit të Komunistëve të Maqedonisë në qytetin e Kumanovës ndaj raporteve ndëretnikedhe pikëpamjet e tyre ndaj të ashtuquajturve “Nacionalizmi dhe separatizmi shqiptar” dhe detyrat e shoqatës komuniste. Për përgatitjen e këtij punimi janë shfrytëzuar fondet arkivore nga Njësia e Arkivit Shtetëror - Kumanovë.

            Organizatorë të konferencës ishin Drejtoria kryesore e Arkivave të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës. Në kuadër të vizitës në qytetin e Elbasanit, udhëheqësi Iseni u takua me udhëheqësen e Arkivit të Qarkut Elbasanit.

IMG d7429faf3cb8cb078b7c67730069936c V

Postimet e fundit