Në selinë e NATO-s në Bruksel, mbahet mbledhja e Komitetit të Arkivit të Aleancës, ku merr pjesë edhe një delegacion nga Arkivi Shtetëror. M-r. Hrista Najdanov, drejtor i Arkivit Shtetëror, së bashku me përfaqësuesit e vendeve të tjera anëtare të NATO-s, patën rastin të diskutojnë në këtë aktivitet për procedurat e klasifikimit, deklasifikimit dhe disponueshmërisë së dokumenteve arkivore të dala nga aktivitetet e Aleancës. Theksi kryesor i këtij sesioni të Komitetit të Arkivit të NATO-s ishte te mbrojtja e të dhënave personale, digjitalizimi dhe metadata, si dhe teknologjitë e reja dhe inteligjenca artificiale.
M-r. Hrista Najdanov gjatë takimit realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, dr. Dane Taleski.