Sot në Stamboll, në Qendrën e Kongreseve të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivit Shtetëror nën Presidencën e Republikës së Turqisë, u hap zyrtarisht ekspozita me titull: Dokumentet dhe fotografitë e Maqedonisë në periudhën Osmane.
Kjo ekspozitë është rezultat i bashkëpunimit tradicionalisht të mirë të Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivit Shtetëror nën Presidencën e Republikës së Turqisë dhe u hap nga mr. Hrista Najdanov dhe prof. dr Ugur Unal.
Në të dy institucionet arkivore shtetërore ka një sasi të madha të dokumenteve arkivore (fletore regjistrimi, sigila, firma, berate, vakëfname, dokumente pronësore-juridike dhe fotografi) që dëshmojnë për Maqedoninë gjatë sundimit osman (shek. XVI - XX). Ekspozita përbëhet nga 34 panele, 17 në secilën anë dhe në to ka 136 fotografi dhe dokumente
Gjatë hapjes së ekspozitës u promovua edhe publikii i Arkivit Shtetëror, Dokumente osmane për historinë e Maqedonisë, regjistrime nga gjysma e parë e shekullit XIX (1831/1833), mbi popullsinë rome të krishterë, islame dhe hebreje, si dhe popullsia zejtare e krishterë në qytetin e Shkupit - sanxhaku i Shkupit, kaza e Shkupit, vëllimi 2, libri 2, nga doc. dr. Adnan Sherif.
Ngjarja shkaktoi interesim të madh dhe në të mori pjesë konsulli i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Turqisë, z. Idriz Fazlioski.