Më datë 21.08.2024, në hapësirat e Bashkësisë Fetare Islame (BFI) në Shkup, u mbajt takimi i punës, i cili u zhvillua në një atmosferë të mirë dhe konstruktive. Në takim morën pjesë arkivistët profesional Nazmije Kurtish dhe Blerta Emini dhe Reis-ul-ulema ef.Shaqir Fetahu, z. Irsal Jakupi, sekretari i BFI, z. Mumin Omerov, përgjegjës për arkivën e BFI..
Tema kryesore e takimit ishte mundësia e bashkëpunimit dhe ruajtjes së dokumenteve historike të BFI. Të pranishmit në takim shkëmbyen informacione për materialet dhe librat arkivorë, ndërsa përfaqësuesit e BFI shprehën kënaqësinë e tyre të madhe për bashkëpunimin me Arkivin Shtetëror. Gjithashtu u shqyrtuan mundësitë për botime dhe projekte të përbashkëta, si dhe krijimin e një fondi për ruajtjen e materialeve.
Takimi përfundoi me mirënjohje të shprehur nga të dyja palët për angazhimin dhe bashkëpunimin, i cili do të kontribuojë në zhvillimin e marrëdhënieve institucionale dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike të BFI.