slika

Aktivitetet e përbashkëta të ASHRMV-së dhe BFI-së për ruajtjen e trashëgimisë arkivore

Arkivi Shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkësia Fetare Islame, në ambientet e BFI-së më 3 shtator 2024, mbajtën një takim për bashkëpunimin e tyre të mëtejshëm. Në takim morën pjesë përfaqësues nga të dy institucionet: drejtoresha e Arkivit Shtetëror dr. Natasha Kotllar, këshilltarja shtetërore mr. Emilija Rop, udhëheqësja e sektorit Svetllana Usprcova, si dhe bashkëpunëtorët e rinjë, Nazmije Kurtish dhe Blerta Emini, nga ana e BFI-së të pranishëm ishin: reisul ulema h.hfz, Shaqir ef. Fetahu, sekretari i përgjithshëm Irsal Jakupi, udhëheqësi i kabinetit Abdulkerim Iseni, drejtor i Hallall Standard Driton Dikena dhe prof. dr. Omer Mumin.

Përfaqësuesit e Bashkësisë Fetare Islame prezantuan materialet e tyre arkivore dhe punën e rëndësishme që bëjnë në ruajtjen e trashëgimisë fetare dhe kulturore. Të dy palët shprehën interes për krijimin e fondeve të përbashkëta dhe digjitalizimin e dokumenteve arkivore, duke theksuar nevojën për shkëmbim materialesh dhe thellimin e bashkëpunimit.

Drejtoresha e Arkivit Shtetëror dr. Natasha Kotllar, shprehu falënderimin e saj për mikpritjen e ngrohtë dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë. Reisul ulema h.hfz. Shaqir ef. Fetahu mbështeti iniciativën e Arkivit Shtetëror dhe theksoi se BFI është e gatshme të zhvillojë një bashkëpunim të mëtejshëm për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe fetare.

Në fund të vizitës, përfaqësuesit e Arkivit Shtetëror vizituan njësinë arkivore të BFI-së, ku u njoftuan me dokumentet dhe materialet që ruhen atje, si dhe me mënyrën e punës.

all in pic 1

Postimet e fundit