Drejtoresha e Arkivit Shtetëror dr. Natasha Kotllar-Trajkova realizoi një takim pune me z. Xhonatan Mekollom, drejtor i FamilySearch International, përgjegjës për aktivitetet e kësaj organizate në territorin e Evropës dhe Lindjes së Mesme.
FamilySearch International është një organizatë gjenealogjike, me seli në Salt Lake City, Utah – SHBA, e përkushtuar për mbledhjen, rruajtjen dhe ndarjen e dokumenteve të historisë familjare nga e gjithë bota.
Në takim u diskutuan mundësitë e mbështetjes për Arkivin Shtetëror nga FamilySearch, kryesisht në procesin e digjitalizimit të dokumenteve arkivore që kanë të bëjnë me historinë familjare.