IMG_0428

 U MBAJT KONSULTIMI I PARË I PËRGJITHSHËM ME PUNËTORËT E ARKIVIT

            Nisur nga nevoja për takime të punonjësve të Arkivit Shtetëror me qëllim shkëmbimin e mendimeve dhe diskutimeve profesionale për avancimin e veprimtarisë arkivore, udhëheqësia e re nisi mbajtjen e konsultës së parë të përgjithshme për punonjësit e arkivit. Konsultimet u zhvilluan më 5 nëntor 2024, në IK Muzeu i Luftës Maqedonase për Pavarësi në prani të arkivistëve nga pjesa qendrore e ASHRMV dhe nëntë Njësive të tij nga qytete të tjera. Manifestimin e hapën drejtori dr. Natasha Kotllar dhe mr.Dimitar Bogoeski të cilët i përshëndetën të pranishmit dhe theksuan pritshmëritë e tyre nga këshillimi.

            Prezantime me referat u prezentuan nga punonjës arkivorë të ardhur nga Sektorë të ndryshme në kuadër të veprimtarisë arkivore, në të cilat ofruan zgjidhje për zhvillimin e veprimtarisë dhe punës institucionale. Referatet e paraqitura nxitën një debat konstruktiv që imponoi një ide për konsultime të reja tematike. Në konsultim u promovua ideja e ringjalljes së shoqatës së arkivistëve, e cila mund të sjellë dobi të madhe për afirmimin e profesionit të arkivistëve. Në rend dite ishte edhe organizimi sindikal në Arkiv, ku i ftuar ishte kryetari i АОSHGJ z. Tërpe Deanoski. Përfaqësuesi i sindikatës foli për vizionin e arritjes së të drejtave më të mëdha të punës. Ngjarja u shënua nga profesionistë pensionistë të Arkivit, të cilët janë ende të gatshëm të përcjellin njohuritë e tyre profesionale tek kolegët e rinj.

Këshillimi i arkivistëve në të kaluarën ishte një traditë por edhe pjesë e punës aktuale të Arkivit Shtetëror. Në prioritetet e saj, udhëheqja aktuale vendos atmosferën pozitive sociale në institucion dhe përdorimin e të gjitha burimeve që do të kontribuojnë për të zënë vendin e Arkivit Shtetëror që i takon në shoqëri. Diskutimet e hapura dhe konstruktive për dobësitë dhe avantazhet në punën institucionale, të cilat u theksuan në formë të referateve, do të botohen në publikim të veçantë.

Postimet e fundit

URIM PËR VITIN E RI

Државниот архив на своите вработени, соработници и на сите граѓани им ја честита Новата година!

Zbulo me shume...