Arkivi Shtetëror si një institucion me pergjegjësi shoqërore, ka një rol në aktivitetet mësimore dhe shkollore të shkollave të mesme dhe fillore, me qëllim që t’i njoftojë nxënësit me profesionin e arkivistit.
Më 19 nëntor 2024, një grup nxënësish nga klasa e nëntë e ShFK "Rametulla Ameti" në fshatin Çiflik, Komuna e Zhelinës, realizuan një vizitë në Arkiv, në kuadër të lëndës së Historisë. Nxënësit patën mundësinë të njoftohen me procedurat e përpunimit dhe rregullimit të dokumenteve, mënyrën e përdorimit të dokumenteve nga studiuesit, si dhe me përdorimin e librave në bibliotekë.
Vëmendje e veçantë iu kushtua teknikave të trajtimit të dokumenteve që përfshijnë procese kimike, si dhe digitalizimit dhe mbrojtjes së tyre me ndihmën e teknologjive moderne. Në fund të vizitës, nxënësit u takuan me zv.drejtorin m-r. Dimitar Bogeski, të cilit i bënë pyetje në lidhje me punën arkivore.
Arkivi Shtetëror e përdor edukimin arkivore të nxënësve si një mënyrë për të afirmuar veprimtarinë arkivore.