Arkivi Shtetëror dhe Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor po zgjerojnë bashkëpunimin në interes të qytetarëve. Për këtë qëllim dje drejtorët dr. Natasha Kotllar-Trajkova dhe Nikola Memov nënshkruan një Memorandum. Me këtë në fakt, forcohet dhe zgjerohet bashkëpunimi i ndërsjellë në fushën e mbrojtjes dhe shkëmbimit të të dhënave për përfituesit e sigurimit pensional dhe invalidor. Aktivitetet e ardhshme të përbashkëta parashikojnë digjitalizimin e materialit dokumentar të Arkivit Shtetëror, i cili përmban të dhëna për përfituesit e sigurimit pensional dhe invalidor nga persona juridikë që kanë pushuar së funksionuari për shkak të falimentimit ose likuidimit. Lajmi i dytë i rëndësishëm është përditësimi dhe regjistrimi i të dhënave të përfshira në materialin dokumentar, që lidhen me stazhin e punës së përfituesve të sigurimit pensional dhe invalidor.
Të dy institucionet po i qasen me përgjegjësi zgjidhjes së problemit shumëvjeçar përmes koordinimit të ndërsjellë, në mënyrë që qytetarët të kenë qasje më të lehtë në të gjitha informacionet e disponueshme ngastazhi i punës.