468886282_888206823470888_7970438013279400983_n

Trashëgimia dokumentare e minoritetit maqedonas nga Shqipëria - objekt bashkëpunimi me SHM "Ilinden" - Tiranë

Është zyrtarizuar mbështetja institucionale e Arkivit Shtetëror për shoqërinë e minoritetit maqedonas nga Tirana, Republika e Shqipërisë. Sot, mr. Marjan Gijovski, Tulaj Ademi dhe mr. Biljana Krstevska, si përfaqësues të institucionit, kanë pasur një takim pune me Nikolla Gjurgjaj, kryetar i shoqata maqedonase “Ilinden” nga Tirana. Në kuadër të takimit, me autorizim të drejtorit të Arkivit Shtetëror, dr.Natasha Kotllar Trajkova u nënshkrua një Memorandum bashkëpunimi, i cili jep drejtimin e bashkëpunimit mes dy palëve. Mbledhja e materialeve arkivore nga trashëgimia e përfaqësuesve të shquar të minoritetit maqedonas nga Shqipëria, botimi i publikimeve të përbashkëta dhe hulumtimeve kërkimore janë pjesë e aktiviteteve që duhet të fillojnë në fillim të vitit të ardhshëm. Arkivi Shtetëror përpiqet të krijojë fonde arkivore me dokumente nga historia e organizatave maqedonase që veprojnë në vendet fqinje.

Memorandumi i bashkëpunimit është memorandumi i parë i lidhur nga shoqata “Ilinden” me institucion nga vendi ynë.

469482173 888206886804215 5846626393025011075 n

Postimet e fundit

URIM PËR VITIN E RI

Државниот архив на своите вработени, соработници и на сите граѓани им ја честита Новата година!

Zbulo me shume...