Sot shënohet 153 vjetori i lindjes së Goce Dellçevit (1872-1903), strategut të Organizatës Revolucionare Maqedonase, figurë historike që dha një kontribut të madh në ngritjen e shpirtit liridashës të popullit maqedonas në kohën në të cilën jetoi.
Në kujtimet e Dimo Haxhi Dimovit shkruhet se Goce është “i vetmi ndër drejtuesit e çështjes çlirimtare maqedonase që u ngrit mbi të gjithë të tjerët si në pikëpamjet e tij revolucionare ashtu edhe në punën e tij praktike për çështjen e organizimit me të cilën ai e lidhi përgjithmonë emrin e tij”. Arkivi Shtetëror kontribuoi në vazhdimësinë e ruajtjes së kujtimit të njeriut të madh, duke përgatitur një ekspozitë tematike ku prezantohen letrat e Goce Dellçevit.
Në linkun e mëposhtëm mund ta lexoni letrën e Goce Dellçevit drejtuar Nikolla Zografovit, në të cilën ai e informon për pasojat e tradhtive të Georgi Ivanovit nga Vinica dhe Teodosi Kirov Minev (Sarafot) nga Koçani, si dhe masat që duhet të merren nga njerëzit e tij të besuar për ta eliminuar Georgin, ose për ta frikësuar. Sofje, 6 qershor 1899.

