1000033210

NXËNËS NGA QYTETI I KUMANOVËS U NJOHEN ME PUNËN E ARKIVISTËVE

Njësia e Arkivit Shtetëror në Kumanovë është i përfshirë në planprogramin dhe aktivitetet e nxënësve në shkollat ​​fillore dhe të mesme të qytetit të Kumanovës me qëllim të prezantimit të institucionit të Arkivit dhe profesionit të arkivistit.

Më 03.04.2025 (e enjte), një grup i nxënësve nga SHFK “11 Tetori”, me drejtoreshën Dragica Spasiq dhe nxënës nga SHF “Bajram Shabani”, me mësimdhënësin Faredin Destani, me rastin e 1 Prillit – Ditës së Arkivave dhe Arkivistëve, vizituan Njësinë e Arkivit Shtetëror Kumanovë. Nxënësit patën mundësinë të njihen me punën që kryejnë çdo ditë arkivistët për mbrojtjen e dokumenteve dhe përdorimin e tyre. Si nëntema në prezantim u përfshinë procedurat e marrjes së dokumenteve, renditja dhe përgjigjja ndaj kërkesës, rregullimi dhe përpunimi i dokumenteve, ruajtja e tyre në depo, mënyra e përdorimit të dokumenteve nga studiuesit, si dhe përdorimi i librave në bibliotekë.

Arkivi Shtetëror përdor edukimin arkivor të nxënësve si një mënyrë për të afirmuar veprimtarinë arkivore. Në këtë drejtim, udhëheqësi, mr Vulnet Iseni, theksoi se Arkivi është institucion i hapur për publikun, veçanërisht për të rinjtë që kanë interes për trashëgiminë dokumentare.

1000033216
1000033210 2
1000033219

Postimet e fundit