Sot në orën 12:00, u hap Panairi i 37-të Ndërkombëtar i Librit në Arenën “Boris Trajkovski” në Shkup.
Motoja e këtij Panairi është “Ushqim për shpirtin”.
Në hapjen e Panairit, fjalime mbajtën: m-r. Milka Trimçevska, drejtoreshë e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit; ministri i Kulturës i Republikës së Serbisë, m-r. Nikola Selakoviç; presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, dr. Gordana Siljanovska-Davkova; dhe ministri i Kulturës i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Ljutkov, të cilët vizituan stendën e Arkivit Shtetëror, ku u pritën nga m-r. Dimitar Bogeski, zëvendësdrejtor i Arkivit Shtetëror, i cili u prezantoi aktivitetet botuese të Arkivit.
M-r. Dimitar Bogeski, gjatë Panairit, pati një takim të shkurtër me m-r. Nikola Selakoviç, ministër i Kulturës i Republikës së Serbisë, i cili shfaqi një interes të madh për fondet arkivore në Arkivin Shtetëror dhe për bashkëpunimin me Arkivin e Republikës së Serbisë.
Në këtë Panair, ndër të tjera, Ministria e Kulturës e Republikës së Serbisë po prezanton publikimet e saj. Në stendën e saj, m-r. Dimitar Bogeski pati një takim me dr. Aleksandar Rastoviç, profesor në Fakultetin Filozofik në Nish, drejtor i Institutit Historik në Beograd dhe president i Bordit Drejtues të Arkivit të Republikës së Serbisë.
Në këtë Panair, Arkivi Shtetëror po prezanton rreth pesëdhjetë tituj, përfshirë publikime mbi figura të njohura historike, njësi të permbledhjeve të dokumenteve arkivorë për historinë e shtetit tonë – fryt i punës hulumtuese në arkivat e huaja, disa monografi që përpunojnë në mënyrë të thelluar ngjarje dhe çështje të caktuara historike, si dhe punime origjinale nga personalitete të shquara historike.
Të gjitha publikimet e Arkivit Shtetëror, siç është zakon, gjatë Panairit shiten me çmime të ulura deri në 30%.
Ju mirëpresim në stendën e Panairit të Arkivit Shtetëror!




