Më 11 nëntor 2025, në Muzeun Kombëtar të Luftës së Maqedonisë për Pavarësi u hap ekspozita “Përfaqësitë konsullore të Malit të Zi 1880 – 1914”, e përgatitur nga Arkivi Shtetëror i Malit të Zi. Organizator i ngjarjes ishte Arkivi Shtetëror, në bashkëpunim me Ambasadën e Malit të Zi në Shkup dhe me mbështetjen e Muzeut të Luftës së Maqedonisë për Pavarësi. Në 35 panele është paraqitur rrjeti diplomatik i Principatës, e më vonë edhe i Mbretërisë së Malit të Zi, në disa shtete të botës.
Në ngjarje morën fjalën drejtoresha e Arkivit Shtetëror, prof. dr. Natasha Kotllar-Trajkova, zëvendësambasadori i Ambasadës së Malit të Zi, Velimir Shljivançanin, drejtori i Arkivit Shtetëror të Malit të Zi, Danilo Mrvaljeviq, si dhe njëri nga autorët e ekspozitës, m-r Vukota Vukotiq.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 23 nëntor 2025 dhe do të jetë e qasshme për të gjithë të interesuarit.![]()
Më herët, në ambientet e Arkivit Shtetëror, drejtorët e Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Arkivit Shtetëror të Malit të Zi nënshkruan një Marrëveshje të re bashkëpunimi midis dy institucioneve. Me këtë marrëveshje parashikohet shkëmbimi i ekspertëve për qëllime kërkimore të përbashkëta, shkëmbimi i kopjeve të dokumenteve arkivore të botuara, përgatitja e botimeve të përbashkëta si dhe aktivitete të tjera me interes për fushën arkivore. Gjatë takimit të punës, përfaqësuesit e të dy arkivave diskutuan për një sërë projektesh të realizueshme që mund të zbatohen në periudhën e ardhshme.






